Pas arrestimit të Loredana Zefit reagon edhe menaxheri i “On Records”: Ju thoja që këta njerëz horë ta bëjnë një komb

Mediale Vip

Pas arrestimit të Loredana Zefit reagon edhe menaxheri i “On Records”: Ju thoja që këta njerëz horë ta bëjnë një komb

Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:40
Meti Elshani

Pas arrestimit të Loredana Zefit  dhe vëllait të saj, Beratit nën dyshimin për mashtrim ndaj një çifti zviceran në të 50-tat ka reaguar edhe ish-menaxheri i Mozzik, Meti Elshani, i cili është menaxher i kompanisë “On Records”.

Përmes një shkrimi në Instastory, Elshani ka thumbuar Mozzikun dhe Loredanën, shkruan Insajderi.

“Jo thojsha nuk besojshit qe kta njerz marre jan Hor ta bojn ni komb”, janë fjalët e Metit në Instagram.

E më shumë gjasë ky postim i dedikohet Mozzikut e Loredanës.

Më pas ai postoi edhe një fotografi, nga një postim i një vajze dhe shkroi “krejt jkeni harru ket qiken kur thojke more paret mi ka vjedh kush perkrahje si dha e kjo edhe ma marre”.

Image

Elshani për një kohë të gjatë ka qenë menaxher i Mozzikut dhe Getinojs dhe ndarja nga ky label nuk kaloi pa zhurmë.

Dy vëllezërit duket se nuk ishin ndarë aspak mirë nga ish menaxheri i tyre, Mehmet Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat