Bëhet e ditur deri në sa vite burg rrezikon dënimin Loredana nëse shpallet fajtore

Mediale Vip

Bëhet e ditur deri në sa vite burg rrezikon dënimin Loredana nëse shpallet fajtore

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:32
Loredana Zefi

Rap-artistja Loredana e arrestuar sot (e mërkurë) në orët e para të mëngjesit, akuzohet për një vepër të rëndë.

E njëjta është arrestuar në shtëpinë e saj në Luzern nga autoritetet zvicerane, gjersa akuza që rëndon mbi të janë zhvatje e parave, kërcënim dhe vënie në lajthitje të një çifti zviceran.

Si rrjedhojë, nëse rap-artistja nga Ferizaji shpallet fajtore, ajo rrezikon të dënohet me disa vjet burg.

Nëse dënohet për mashtrim dhe vërtetohen akuzat ndaj saj, atëherë sipas ligjit të Zvicrës, kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i pasuron të tjerët duke mashtruar, përballet me burgim deri në pesë vite.

Sipas ligjit penal të shtetit helvetik, që i akuzuari të dënohet, mashtrimi duhet të jetë “dëshmi e një egërsie të veçantë dhe të koordinohen aq mjeshtërisht që edhe viktima kritike mund të mashtrohet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat