Harron që vajza e ka pushim, modelja shqiptare e çon në shkollë

Mediale Vip

Harron që vajza e ka pushim, modelja shqiptare e çon në shkollë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 14:55
Emina Çunmulaj me vajzat

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto e video nga përditshmëria e saj.Si një personazh i njohur që është, Emina është mjaft e thjeshtë në postimet e saj. Ajo publikon imazhe ku mund të shfaqet e kuruar në çdo detaj, por edhe foto apo video ku nuk ka asnjë pikë make-up.

Madje herë pas here në postimet e saj nuk mungojnë as “dozat” e humorit. Së fundmi, modelja ka publikuar një video në “Instatory” ku shfaqet në një park lojërash me vajzën e saj Ella.

Deri këtu asgjë interesante, por për të qeshur është fakti se ajo fillimisht ka shkuar për ta lënë të bijën në shkollë, mirëpo Ella në të vërtetë e ka pasur ditë pushimi. Si pasojë nënë e bijë kanë përfunduar në një park lojërash.

Çunmulaj nuk e ka patur problem që të tregojë se ajo është një lloj nëne që situata të tilla ndonjëherë i “rrëshqasin nga duart”.

Emina prej vitesh jeton në Amerikë dhe është nënë e dy vogëlusheve të quajtura Ella dhe Mia.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat