Fama e Alban Skënderaj kalon kufinjtë e Shqipërisë, ja si e presin Erion Veliajn në Kinë

Mediale Vip

Fama e Alban Skënderaj kalon kufinjtë e Shqipërisë, ja si e presin Erion Veliajn në Kinë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 17:33
Alban Skënderaj

Alban Skënderaj është një nga artistët që gjithmonë ka sjellë bashkëpunime apo këngë solo që janë kthyer në hite, por mesa duket, ai nuk pëlqehet vetëm nga publiku shqiptar.

Erion Veliaj ka publikuar ditën e sotme në ‘Instagram’, një video ku shfaqen disa kinezë duke kënduar në mënyrë perfekte çdo fjalë të këngës ‘Mirëmëngjes’ të Albanit. “Eci në Kinë me 30 vetë. Se mos e merr vesh Noizy sa fansa ke në Kinë, se na fike”, ka shkruar Erioni krahas videos, duke shtuar kështu pak humor.

Albani ia ka kthyer me një koment ku shkruan: “Po mirë, s’qenkemi keq! ¼ e botës e paskemi të siguruar”, ndërsa nga Noizy nuk ka pasur asnjë reagim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Eci në Kinë me 30 vetë ? @albanskenderaj se mos e merr vesh @noizy sa fansa ke në Kinë se na fike...???

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Kjo nuk është hera e parë që muzika e artistëve shqiptarë dëgjohet dhe në vende të tjera të botës, por kjo video e veçantë, me siguri do komentohet nga të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat