Eros Ramazzotti anulon turin botëror, bëhet operacion

Mediale Vip

Eros Ramazzotti anulon turin botëror, bëhet operacion

Më: 8 maj 2019 Në ora: 19:00
Eros Ramazzotti

Eros Ramazzotti ka anuluar turin botëror për shkak të një problemi me kordat vokale.

Për disa muaj, ai nuk duhet të këndojë dhe do i nënshtrohet një operacioni ndaj vendosi të anulojë koncertet. Këngëtari njoftoi lajmin në një postim në Facebook.

Ai filloi koncertet në muajin shkurt dhe performoi në një numër shtetet të Evropës. Dhe pritej të udhëtonte drejt Amerikës së Veriut, asaj Qëndrore dhe Jugore për të zhvilluar koncerte.

Il Vita ce n’è World Tour debutoi në Mynih më 17 shkurt dhe  me 80 koncerte në mbarë botën Ramazzotti dofestonte 35 vjetorin e karrierës së tij.

"Më vjen keq për fansat e mi në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Amerikën e Jugut,"-shkroi ai, ndërsa shtoi: "Të gjithë këtë do ta rikuperoj në vitin që vjen."

Ai postoi një foto nga Hamburgu, Gjermani, së bashku me mjekun që do ta operojë, profesor Markus Hess, që e falënderoi për profesionalizmin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat