Keith Flint piu kokainë dhe alkool para se të vetvarej

Mediale Vip

Keith Flint piu kokainë dhe alkool para se të vetvarej

Më: 8 maj 2019 Në ora: 19:02
Keith Flint

Këngëtari i famshëm Keith Flint kishte konsumuar kokainë, alkool dhe kodeinë para se të vriste veten. Sipas një hetimi pas vdekjes së muzikantit në trupin e tij u gjetën tre substancat.

Flint u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në North End, Essex, më 4 mars.

49-vjeçari vari veten dhe u gjet nga një mik i tij u tha në gjykatën e Chelmsford Coroner.

Mjekja tha në gjykatë se nuk ka asnjë dëshmi që vdekja ishte aksidentale.

Gjithashtu shtoi se familja e Flint dhe menaxheri i grupit nuk dëshironin të merrnin pjesë në hetim.

Të martën, në rrjetin sociale në Twitter të grupit Prodigy u postua një mesazh për shëndetin mendor dhe iu kërkoi njerëzve që të mos "vuajnë në heshtje".

Mijëra dashamirës të muzikës së Flint u rreshtuan në rrugët e Essex më 29 mars për funeralin e yllit, i cili pati një numër hitesh si Breathe dhe Firestarter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat