Ky është kuptimi i emrit të foshnjës së Meghan dhe Harry

Mediale Vip

Ky është kuptimi i emrit të foshnjës së Meghan dhe Harry

Më: 8 maj 2019 Në ora: 21:40
Meghan Markle dhe Prince Harry me djalin

Duka dhe Dukesha e Sussex e kanë emëruar djalin e tyre të sapolindur Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Foshnja nuk do të ketë titull mbretëror si kushërinjtë e tij, fëmijët e Cambridge, por do të njihet thjesht si Master Archie.

Në një deklaratë nga Pallati Buckingham, familja mbretërore njoftoi: “Duka dhe Dukesha e Sussex janë të kënaqur që të bëjnë me dije se djalin e tyre e kanë quajtur Archie Harrison. Fëmija do të njihet si Archie Harrison Mountbatten-Wisdor”.

Bebja u shfaq para publikut fillimisht në orën 12:40 të pasdites, por vetëm pas katër orësh çifti ia zbuloi emrin.

Ata fillimisht deshën që ta prezantojnë Archien me Mbretëreshën, e cila ishte anëtarja e parë e familjes mbretërore që e takoi fëmijën.

Shtesa e re në familjen mbretërore do të ndajë emrin me kushëririn e tij. Në janar u tha se Princi George, djali i madh i Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit dhe mbreti i ardhshëm, gjithashtu ka një nofke me emrin Archie.

Emri me origjinë gjermane, Archie, është version i shkurtuar i Archibald, që do të thotë “i guximshëm”, ndërkaq emir i dytë i Archie do të thotë – sigurisht – “I biri i Harryt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat