Pse e mbajti Princi Harry foshnjën në krahë, Meghan thyen sërish rregullin mbretëror?

Mediale Vip

Pse e mbajti Princi Harry foshnjën në krahë, Meghan thyen sërish rregullin mbretëror?

Më: 9 maj 2019 Në ora: 06:48
Princi Harry dhe Meghan Markle

Ok, ne jemi mësuar që Meghan Markle të thyejë rregullat e mbretërisë dhe këtë e ka bërë shumë herë që nga koha kur ka deklaruar lidhjen me Princin Harry, por edhe pas lindjes së fëmijës së parë, Dukesha e Sussex-it duket se injoroi traditën. Mediat britanike, në fakt, sot kanë analizuar çdo gjest të saj dhe të Harry-t pas daljes zyrtare me foshnjën në krahë.

Dy ditë pas lindjes, e gjithë bota i ka kthyer sytë nga bebi mbretëror, Princi Harry dhe Meghan Markle, por momenti më i veçantë i kësaj daljeje publike ishte pikërisht mbajtja e bebit në krahë. Ishte Harry dhe jo Meghan.

Për prindërit më modernë, kjo mund të jetë një pamje fare e zakonshme, po për britanikët, jo edhe aq. Sidoqoftë, edhe pse nuk e mban në krahë të birin, Meghan qëndron krenare në krah të bashkëshortit të saj duke e mbajtur dorën në kokën e vogëlushit.

Po ç’do të thotë për Britaninë dhe rregullat e saj mbretërore ky veprim i Meghan?

Arsyetimi pse ishte Harry ai që e mbajti foshnjën në krahë nuk është në përputhje me fronin. Sepse të gjithë e dinë, që Kate Middleton, në të tria lindjet e saj, pasi ka dale në publik, i mbajtur fëmijët e saj në krahë. Po kështu edhe e ëma e tij, Princesha Diana, kur lindi dy djemtë e saj, i mbajti në krahë (në të vërtetë ekziston një foto e Princit Charles që mban princin William bashkë me Diana-n, por është e vështirë të gjendet).

Komentet janë të shumta, po kështu edhe arsyetimet mbi to, por me siguri, në vitin 2019, ky mund të jetë një element pa rëndësi për pjesën tjetër të botës… Dhe për nënat dhe baballarët modernë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat