Bieta Sulo kthehet pas në kohë, publikon foton e hershme nga fëmijëria e saj

Mediale Vip

Bieta Sulo kthehet pas në kohë, publikon foton e hershme nga fëmijëria e saj

Më: 9 maj 2019 Në ora: 07:00
Bieta Sulo

Që prej shtatorit Bieta Sulon e kemi parë të drejtojë emisionin e pasdites në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Ftesë në 5’.

Moderatorja publikon herë pas here foto nga puna në llogarinë e saj në ‘Instagram’, por jo vetëm.

Shpesh ajo ndan me të gjithë momentet më të bukura me familjen e saj, krah Kroit dhe Albanit.

Image

Së fundmi Bieta ka publikuar një foto të sajën në ‘Instastory’ ku dallohet se është në moshë të vogël. Ajo çfarë bie në sy është vendi dhe sandalet që Bieta ka veshur. Mesa duket Sulo është kthyer pas në kohë me këtë kujtim të veçantë nga fëmijëria e saj.

Kujtojmë se Bieta ka publikuar rrallëherë foto të hershme të sajat, megjithatë ajo gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ëmbëlsinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat