Fansat shokohen, Khloe Kardashian ngre dolli për Jordyn Woods në episodin e radhës të ‘Keeping Up With Kardashians’

Mediale Vip

Fansat shokohen, Khloe Kardashian ngre dolli për Jordyn Woods në episodin e radhës të ‘Keeping Up With Kardashians’

Më: 9 maj 2019 Në ora: 07:12
Khloe Kardashian

‘Keeping Up With The Kardashian’ nxori ditën e dielë episodin e ri të serialit të ndjekur në mbarë botën. Në këtë episod motrat Jenner-Kardashian janë shfaqur së bashku me Jordyn Woods duke ngritur një dolli për miqësinë e kësaj të fundit me Kylie-n. Kjo video i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e familjes së famshme, pasi ish-partneri i Khloes e tradhtoi atë me Jordyn, por këto skena janë realizuar përpara së të ndodhte skandali i tradhtisë.

Megjithatë kjo situatë ka qenë tepër e sikletshme dhe fansat janë habitur që familja Kardashian ka lejuar të transmetohen këto pamje pas atij skandali. Kujtojmë se disa muaj më parë, 34-vjeçarja, Khloe Kardashian i dha fund marrëdhënies së saj me Tristan Thompson për shkak të tradhtisë së këtij të fundit me Woods.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat