Cila është domethënia e hajmalisë që Meghan Markle kishte në qafë?

Mediale Vip

Cila është domethënia e hajmalisë që Meghan Markle kishte në qafë?

Më: 9 maj 2019 Në ora: 07:16
Princ Harry dhe Meghan Markle me djalin

Meghan Markle mendoi çdo detaj për daljen zyrtare të ditës së sotme. Në prezantimin që bëri para të gjithëve së bashku me bashkëshortin, Princin Harry, fustani saj pardesy ran ë sy dhe u komentua mjaft, megjithatë, nuk ishte vetëm ai. Ndoshta ju e keni pasur të vështirë ta identifikoni, sepse varësja është shumë e imët, por Meghan nuk e bëri pa qëllim hajmakinë që mbante sot në qafë.

Varësja e saj është një punim dore nga Jennifer Meyer, plot 18 karat, me gurët turquoise, është ajo që Dukesha kishte për Krishtlindjet e vitit të kaluar.

Dukesha ështëe  njohur për të gjitha detajet e saj elegante, megjithatë, çdo element i kësaj varëseje, është punuar me shumë kujdes. Pastaj, Meghan me tre gurët që mban në varëse simbolizon tashmë familjen e saj me tre anëtarë.

Sa herë që Meghan vendos një bizhuteri, ajo ka pas saj një histori të tërë. Si edhe këtë herë, ndonëse varësja ka domethënie.

Këtë zinxhir, Meghan e vuri për herë të parë pasi u bë pjesë e familjes mbretërore. Kur Meghan e vendos, ka një rast me të vërtetë unik të cilin ajo e koordinon më varësen.

Ju e dini që 3 është një numër biblik dhe shumë i dashur për Meghan. Tashmë, veç shumë simbolikave të tjera, kjo varëse me gurin e saj të fatit, simbolizon edhe familjen më të re mbretërore.

Ndërkohë që gjerdani i punuar me dorë nga Jennifer Meyer për Meghan është shitur, në një stil tjetër më të lirë, ai mund të gjendej edhe për 750 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat