Harry dhe Megan thyejnë traditën për emrin e djalit

Mediale Vip

Harry dhe Megan thyejnë traditën për emrin e djalit

Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:35
Harry dhe Megan me dajlin e tyre

Duka dhe dukesha e Sussex e kanë quajtur djalin e tyre të sapolindur, Archie Harrison Mountbatten Windsor. Pasi e prezantuan atë më herët, ditën e mërkurë, Megan tha: -“Ai ka temperament shumë të ëmbël. Është shumë i qetë, thuajse një ëndërr.” E ndërsa ata qeshnin, princi Herri shtoi:- “nuk e di nga e ka marrë këtë”.

Njoftimi i emrit erdhi pasi Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut u takuan me stërnipin e tyre të tetë për të parën herë, në kështjellën Uindsor. Duke e quajtur djalin e tyre Archie Harrison Mountbatten Windsor, Herri dhe Megan kanë zgjedhur të mos përdorin një titull për fëmijën e parë të tyre.

Si fëmija i parë i një duke, Archie mund të ishte quajtur Konti i Dumbartonit një nga titujt e Herrit, ose të ishte Lordi Archie Mountbatten Windsor, por në fakt ai do të jetë thjeshtë zotëria Archie Mountbatten Windsor.

E ky, është një sinjal i qartë se ata nuk duan ta rrisin të birin si një mbretëror formal. Duke folur për ditët e tyre të para si prindër, Megan tha-: Është magjike, e jashtëzakonshme. Unë kam dy djemtë më të mirë në botë dhe jam me të vërtetë e lumtur!”

Një zgjedhje surprizë, Archie nuk ishte mes favoritëve të bastexhinjve që prisnin në ankth për shpalljen e emrit. Ata kishin parashikuar se i sapoardhuri në familjen mbretërore do të quhej Aleksandër, Srtur apo Albert.

Archie, sipas ekspertëve, nuk ka konotacione mbretërore britanike dhe Harrison po ashtu është një emër krejtësisht i ri për familjen mbretërore. Archie do të thotë  pastër, i fortë apo trim dhe është më popullor në Britani se sa në SHBA. Është zakonisht një formë e shkurtuar e emrit Archibald, por tani përdoret shpesh si emër thjeshtë Archie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat