Elbasan Munishi vjen me projekt të ri: Pse i këndoj dashurisë së pamundur

Mediale Vip

Elbasan Munishi vjen me projekt të ri: Pse i këndoj dashurisë së pamundur

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:11
Elbasan Munishi

Hit këngëtari tetovarë dhe një nga vokalet më të mira që ka skena shqiptare Elbasan Munishi vjen me një videoprojekt të ri të cilin e ka titulluar ‘E pamundur’. E gjithë ngjarja në këtë projekt përshkruhet si e jashtëzakonshme pasiqë në të përfshihet një storie e dashurisë së pamundur e që mund të themi se janë ngjarje që ndodhin në jetën e përditshme edhe tek ne shqiptarët.

Me tekst të Milaim Islamit dhe orkestrim të Hysni Klinakut, Elbasani ka sjellë këtë videoprojekt që po prek jashtëzakonisht shumë ngjarjet e vërteta që ndodhin edhe mes shqiptarëve. Në fakt në këtë storie të këngës përshkruhet një dashuri mes një vajze dhe një djali që faktikisht të dy nuk e dinë pasiqë babai i djalit dhe nëna e vajzës vite më parë kishin pasur një ‘lidhje dashurie’.

“Jam munduar të përshkruaj një ngjarje të vërtetë që ndodh mes gjeneratave edhe tek shqiptarët, e me këtë projekt ndoshta do të arrijë deri tek vetëdijësimi i të rinjëve dhe gjeneratave të reja që të mos bëjnë gabime të ngjajshme dhe të jetë një mesazh deri tek prindërit që të udhëzojnë fëmijët e tyre në rrugë të duhur në përzgjedhjen e fatit. Ka pak ditë që e kam hedhur në treg këtë videoprojekt dhe është mirëpritur shumë mirë nga publiku, uroj të ecë edhe më shumë”, kështu është shprehur këngëtari i njohur Elbasan Munishi.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat