Kim Kardashian liron 17 të burgosur

Mediale Vip

Kim Kardashian liron 17 të burgosur

Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:58
Kim Kardashian

Kim Kardashian West po qëndron besnike ndaj premtimit të saj për të luftuar për reformën e burgjeve.

CNN ka mësuar se ylli i televizioneve ka punuar përgjatë 3 muajve të fundit për të ndihmuar në heqjen e dënimit me burg të përjetshëm për 17 të burgosur për drogë, që janë shkelës për herë të parë.

Brittany K. Barnett, avokatja personale e Kim dhe dhe MiAngel Cody, këshilltarja e The Decarceration Collectiveha, thanë se 39-vjeçarja luajti një rol të rëndësishëm në lirimin e këtyre të burgosurve.

"Kim ka financuar këtë projekt dhe është përkrahëse e fushatës sone  90 Days of Freedom si pjesë e First Step Act, që Trump e nënshkroi tek ligjet vitin e kaluar,"-tha Cody.

Barnett shtoi se pa Kardashian West në bazën e projekt-ligjit, kjo nuk do të kishte qenë e mundur.

"Kim siguroi mbështetje financiare për të mbuluar shpenzimet ligjore në mënyrë që ne të mund të udhëtojmë në vendin tonë. Marrëdhëniet tona me klientët tanë nuk përfundojnë kur ata lirohen. Kim është me të vërtetë e përkushtuar në këtë çështje. Po punoj personalisht me të, jemi me të vërtetë mirënjohës,"-shtoi Barnett.

Kim gjithashtu ndihmon financiarisht të burgosurit të kthehen në shtëpitë e tyre pas lirimit nga burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat