Labi ka një mesazh publik për Mozzik dhe Loredanën

Mediale Vip

Labi ka një mesazh publik për Mozzik dhe Loredanën

Më: 9 maj 2019 Në ora: 22:00
Labi, Mozzik dhe Loredana

Labinot Tahiri ka një mesazh publik për Mozzik dhe Loredanën.

Labinot Tahiri përmes një postimi në Instagram, ka dalë në përkrahje të Mozzik dhe Loredanës, pas akuzave që po iu bëhen kësaj të fundit nga një çift zviceran.

Loredana po akuzohet si e dyshuar për mashtrim, detyrim, zhvatje dhe kërcënim, çifti në të 50-tat pretendojnë se ajo ua mori 700.000 franga.

Pas gjithë këtyre, Labinot Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

“Qëndroni të fortë se drejtsia vonon, dhe prap do bjerë në vend. Ne besojmë në ju, Zoti qoft me ju”,  ka shkruar ai. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat