Përqeshi Loredanën, reperi gjerman kërcënohet

Mediale Vip

Përqeshi Loredanën, reperi gjerman kërcënohet

Më: 10 maj 2019 Në ora: 09:25
Loredana

Arrestimi i reperes zvicerane me origjinë shqiptare, Loredana Zefi ka nxitur reagimin e artistëve të tjerë. Me anë të një videoje në Instagram, reperi gjerman Farid Bang ka komentuar akuzat për mashtrim ndaj Loredanës duke shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit.

“Siç rezulton sot, kolegja nuk është vetëm repere, por ka studiuar ligjin dhe është bërë avokate”, tha ai para se të shpërthente në të qeshura. 

Por Loredana nuk ka marrë vetëm fyerje. Artistja është mbrojtur nga një anëtar i grupit Hells Angels, i cili kërcënoi dhe ofendoi keq Farid Bang.

“Bastard i pistë, kjo nuk është ajo që ne supozohet të bëjmë në internet. Unë do ta kthej jetën tënde në punën time, ti qen i mjerë. Për këtë veprim nga ana jote. Kush është me mua, është me mua dhe kush është me ty, është kundër meje”, shkruajti anëtari i grupit në Instagram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat