U kap me telefon, David Beckham i hiqet e drejta për ti dhënë makinës

Mediale Vip

U kap me telefon, David Beckham i hiqet e drejta për ti dhënë makinës

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:11
David dhe Victoria Beckham

David Beckham nuk i lejohet ti japë makinës për 6 muaj pas u kap duke përdorur celularin pas timonit.

Një gjykatë në Londër u hoqi ish yllit të futbollit 6 pikë nga patenta për shkak të aktit të tij në kryeqytetin britanik.

Me 6 pikë të tjera të hequra për shkak të ecjes me shpejtësi tej normave të lejuara, Beckham tani përballet me ndalimin për të drejtuar makinën.

Ai po ngiste Bentley-n e tij në West End të Londrës më 21 nëntor, kur një person në rrugë e fotografoi duke përdorur telefonin e tij gjatë kohës që ishte në timon.

"Në vend që të shikonte përpara dhe ta kishte vëmendjen tek rruga, ai po shikonte në prehrin e tij,"-tha prokurori Matthew Spratt. "Dëshmitari tha se i pandehuri kishte një telefon në gju në momentin që e fotografoi."

Avokati i Beckham, Gerrard Tyrrell, tha se klienti i tij nuk e mbante mend incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat