Loredana pranon se i mori paratë çiftit zviceran, nervozohet keq me gazetarët

Mediale Vip

Loredana pranon se i mori paratë çiftit zviceran, nervozohet keq me gazetarët

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:31

(E plotësuar) - Ndonëse dy ditë më parë u raportua se është arrestuar reperja Loredana Zefi, në Zvicër, kjo e fundit ka ardhur në Kosovë, ku ka pranuar se disa persona kanë marrë para nga çifti zviceran por se ajo nuk ka qenë e involvua, ndërsa thekson se askujt nuk iu kanë marrë para me dhunë.

Derisa mediat zvicerane bënë të ditur se Prokuroria atje ka nisur një hetim për mashtrim ndaj Zefit, kjo e fundit ka deklaruar se paratë iu kanë marrë me vullnet të palës tjetër.

Këto deklarata reperja i ka bërë në një konferencë për media, ku ishin të pranishëm edhe dy avokatët e saj, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku, si dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Mozik.

Vet Zefi ka thënë se krejt kjo ka filluar në vitin 2016, teksa ka mohuar të ketë qenë e involvuar.

E indinjuar me atë që ka lexuar në mediat shqiptare, ajo ka sqaruar se disa gjëra janë më ndryshe prej asaj çka mediat kanë shkruar. Ndërsa ka bërë të ditur se ndodhet në Kosovë për të xhiruar një klip, të cilin e kishte planifikuar shumë më parë, e jo për të ikur nga kjo situatë.

Image

Zefi: Nuk kam marrë para me forcë prej askujt, paratë janë marrë me vullnet të palës tjetër

“Unë jam këtu se jam tu e xhiru një spot. Ky spot është planifiku shumë më herët, për shkak që nuk kemi shqetësime ose arsye pse me e shty këtë spot... Për mua, çka është me rëndësi me e ditë ju, shteti shqiptar, shteti gjerman, shteti i Zvicrës, prej asnjë personi nuk janë marrë paret me dhunë, nuk janë marrë paret me kërcënime, nuk janë marrë me mashtrime. Këto pare që kanë hyrë, shumën nuk e di, janë marrë me vullnet të palës tjetër. Okej? Kjo është e para. E dyta, kjo ka fillu në 2016-ën, ku unë nuk kam qenë e involvuar dhe nuk kam ditë kurrgjë për këtë rast. Në 2018-ën, do anëtar të familjes Zefi, janë në këtë punë ‘brenda’, më kanë tregu që në 2018-ën është mundësia me e mbyllë këtë rast. Tash unë nuk e di se çfarë kanë bërë këta persona, pse me e mbyll këtë rast. Në 2018-ën kur unë kam marrë vesh për këtë rast, unë kam qenë në gjendje me i ndihmu”, tha ajo.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Gramoz Aliu, i njohur si Mozik, ka sugjeruar mediat se për çka mund të shkruajnë.

Ai tha se pas xhirimeve që do të bëhen në Kosovë, do të kthehen në Zvicër për të vazhduar jetën atje së bashku me vajzën e tyre.

Aliu: Çka kanë shkruar mediat është shumë e tepërt

“Unë jam bashkëshorti i saj, i ka avokatët e vet për çfarëdo që të ndodhë, çdo gjë ka me e sqaru. Por iu kisha lut mediave, më mirë është me e qit sot një lajm që Loredana është duke e bërë një këngë dhe një videoklip që është shumë i mirë, sesa me u marrë me këtë çështje më, sepse mu ka duk e tepërt se shpërthyet aq shumë, pa e ditur se çka ka ndodhur, apo se ku qëndron e vërteta”, tha ai.

E avokati Artan Sadiku nga Zvicra tha se reperja Loredana Zefi nuk ka qenë në paraburgim asnjëherë. 

Ai ka mohuar se kanë pasur akuza për 700 mijë franga.

Sadiku: Loredana nuk ka qenë kurrë në paraburgim, ajo është marrë në pyetje

“Pika e parë që për mua është shumë me rëndësi: Loredana nuk ka qenë kurrë në paraburgim. Është marrë në pyetje, Loredana u kthe tani në shtëpi tek burri i vet. Pika e dytë për mu që është shumë me rëndësi për çka i kemi ofru 550 mijë franga, unë për klientin, i kemi ofru sepse supozohet një shumë e tillë, që nuk është e njohur sa. Situata nuk është e qartë dhe unë si avokat e pata idenë që të qetësojmë pak situatën dhe ta tregojmë gatishmërinë tonë”, tha avokati nga Zvicra.

Kurse, avokati Tomë Gashi bëri të ditur se rasti është civil dhe nuk është penal, gjë që nuk e vë në dyshim pastërtinë e figurës së klientes së tij, Loredana Zefi, si këngëtare.

Gashi: Zonja që pretendon se është e dëmtuar, ka raste tjera të ngjashme që nuk i janë pranuar

“Është mirë ta dimë se personi që pretendon se është i dëmtuar, është një zonjë nga Zvicra, nga Luzerni, ajo edhe më herët ka raportuar çështje të tilla, të cilat nuk i janë pranuar, me pretendime se mund të ketë të bëjë me rast civil. Unë besoj se vetëm niveli i artistes, Donës, e ka bërë këtë rast kaq të madh sepse gjëra të tilla të marrjes të parave në formë të borxheve të caktuara ndodhin gjithkund në botë”, tha Gashi. 

Në fund, Gashi u shpreh se Zefi nuk ka ndonjë arsye për të paditur askënd, pasi sipas tij, çdo reklamë, qoftë edhe kjo e rastit të fundit, ka peshën e saj.

Ndërkaq, konferenca e cila zgjati për gati një orë, ku u parashtruan një mori pyetjesh për reberen Loredana Zefi, bënë që kjo e fundit “të lodhet” nga gazetarët.

Ajo reagoi duke u ngritur në këmbë, në momentin kur gazetarët e pyetën nëse kjo çfarë ka ndodhur do të ndikojë në përkeqësimin e imazhit të saj.

Nervozohet Loredana me pyetjet e gazetarëve

Pyetja se a ka mashtruar edhe një vajzë tjetër përveç çiftit zvicerian e ka nervozuar reperen Loredana Zefi.

Pyetjet e gazetarëve në konferencën për media nuk i kanë pëlqyer Loredana Zefit, burrit të saj, Mozzik e avokatit Tomë Gashi.

Këta të fundit, nuk u përgjigjen në pyetjen e gazetarës se T7 për një skandal të ri që u raportua në media se edhe një vajzës tjetër i kishte vjedhur para reperja.

Loredana në pyetjen se a i ka vjedhur para edhe një vajzës tjetër ajo iu është përgjigjur me nervozizëm.

“Ku ka qenë ajo vajza ma herët?”, tha reperja, derisa pas saj ka folur edhe reperi Mozzik.

“Sot jemi për një temë krejt tjetër mu nuk më paska ra në sy kjo”, tha Mozzik, derisa Loredana përsëriti edhe njëherë.

“Ku ka qenë ajo vajza më herët”, shtoi ajo.

***

Avokati Tomë Gashi, i cili tashmë është caktuar si avokat mbrojtës i Loredana Zefit, rreth çështjes së mashtrimit të marrjes së 900 mijë frangave, ka folur në konferencën për media që e janë duke e mbajtur në Kosovë.

Tomë Gashi ka thënë se Loredana Zefi është ftuar të japë deklaratë në prokurori në Lucern.

Ai ka thënë se kjo çështje ka të bëjë me raporte civilo-juridike.

Gashi e pranoi se paratë janë marrë por nuk janë vjedhur nga ana e saj, duke iu përgjigjur një pyetje të një gazetareje.

“Nuk i ka vjedhë paratë, por nëse një person në atë gjendje mendore t’i jep ty paratë, atëherë ai person mund të bëjë padi ndaj teje, por jo të thotë se janë vjedhur”, tha Gashi.

“Une nuk e di kush i ka marrë parët, unë jam ktu avokat i Donës”, tha Tomë Gashi.

Loredana e tregon arsyen e vërtetë të ardhjes së saj në Kosovë

Loredana në konferencën në Prishtinë ka treguar se ajo ka ardhë për punë në Kosovë.

Reperja zbuloi se ajo do të xhirojë një videoklip pikërisht në Kosovë dhe kjo është arsyeja pse ajo dhe Mozzik gjenden pikërisht gjatë këtyre ditëve në Kosovë.

Ajo do të xhirojë videoklipin në një lokacion në Pirhsitnë, saktësisht në aeroportin e vjetër ku tash bëhen gara me vetura.

Loredana është shprehur se ky skandal nuk është aq i madh sa është thënë dhe se ajo nuk ka pasur asnjë problem as nevojë të anulojnë planet e saj për realizimin e videoklipit, të cilat i ka bërë më herët, para se të merrej në pyetje nga policia zvicerane.

Avokati i Loredanës tregon a ka qenë e arrestuar reperja, thekson se dyshimet janë për 350 mijë franga

 Avokati i reperes Loredana Zefi, Artan Sadiku në konferencën që kanë mbajtur për media ka pranuar se reperja dyshohet se ka marrë mijëra franga, derisa ka thënë se ajo nuk ka qenë në paraburgim, por, vetëm është marrë në pyetje.

“Për mu si avokat në Zvicër është shumë me rëndësi nuk është e mundur me bo intervistë muj me fol sot këtu  informatat i kam prej policisë që i ka dhanë Loredana. Është me rëndësi që Loredana është marrë në pyetje, nuk ka qenë e arrestuar piak e dytë është për cka I keni ofru ato mijë franga”, tha Sadiku.

“Unë si avokat them të qetësohet pak situata sepse ska qenë kurrë e dëmtuar financiarisht dikush, të kemi mundësinë të flasim me njërin tjetrin, po për çka i ka ftu 350 dhanë jo 700 mijë thirrne prokurorinë në Luzern ju tregon, akuzat janë për 350 mijë euro”, përfundoi ai.

Mozzik i del në mbrojtje gruas: Po tentojnë të na thyejnë moralin

Gramoz Aliu i njohur si “Mozzik”, po ashtu edhe bashkëshort i Loredana Zefit, këngëtares së akuzuar për mashtrim në Zvicër, ka kritikuar mediat për qasjen ndaj këtij rasti.

Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, ai ka thënë se mediat janë munduar t’ia njollosin moralin atij dhe familjes së tij.

Ai po ashtu ka thënë se mediat do të ishte më mirë që të publikojnë lajme se Loredana Zefi është duke incizuar një videklip të ri, se sa të merren me rastin në fjalë.

“Unë nuk jam person që jam fyer. Shumica prej juve janë mundu me na njollos moralin që e kemi kriju me punë dhe sukses. Sa i përket këtyre temave, Loredanën e kam gru dhe çka do që ndodh unë do të jem me to”, ka thënë ai.

“Ju ma mirë është me qit një lajm që Loredana është tu e qit një videoklip, sepse shpërthyt se kumedit se çka ka ndodhë”, ka thënë në fund Aliu. 

***

Reperja Loredana Zefi ka thyer heshtjen për skandalin që tronditi Kosovën dhe Zvicrën duke folur para mediave. Zefi është deklaruar se paratë që janë marrë nuk janë marrë me dhunë.

“Kum ardhë faleminderit që keni ardhë e keni gjetë kohën për mem dëgju’, filloi ajo.

“Pika e parë është unë jam këtu për shkak që jam te gjiru ni spot, është planiifiku shumë ma herët për shkak se nuk kemi shqetësime ose arsye për me shty këtë spot.

Në bazë të mediave që kum lexu unë muj me thanë që do sene janë ndryshe do ndryshe unë kum ardhme sqaru qet sen për mu cka është me rëndësi shteti shqiptar, gjerman, Zvicrën prej asni personi nuk janë marrë paret me dhunë me mashtrime me kërcënime, këto pare që kanë jhi shumën nuk e di, janë marrë me vullnet prej anës tjetër, okej qekjo është e para”, shton reperja.

“E dyta ky sen ka fillu 2016, unë nuk kam qenë e involume dhe nuk kam ditë kurgjo për këtë rast, 2018 këto pjesë të anëtarevë të familjes Zefi më kanë tregu që 2018 është mundësia me e mbyllë këtë post, nuk e di cka kanë bo këta persona në mes të vetit, po në 2018 ku unë kam marrë vesh për këtë rast, jam kanë në gjendje me I ndihmu familja është mbi të gjitha, nuk më intereson mediat nuk më itnerson muzika kur është puna për familjent me dmth që unë edhe pse nëpër media kam dalë  po kjo është familja jem dhe unë jam e kënaqt dhe gjithmonë kam me qenë lojale mas familjes në kohë të mira dhe të vështira, unë jam rrit me një familje shumë të madhe I kam 7 vëllazën dhe dy motra, po baba jem na ka mësu që kurgjo nuk është ma e shtrejtë se familja, ju mundeni me qenë me mu dhe mundeni me qenë jo me mu”, shton tutje.

“Besoni dhe mësoni që nuk janë këto sene të vërteta po rasti ka mu sqaru dhe ma merr menja që do pak si shumë fjalë kanë me ndryshu, Është e vërtetë që kum dhanë deklarata në polcii, po unë e mbyllur nuk jam kanë asnjëherë, unë kam qenë në deklaratë, burri jem më ka prit jashtë, këta e kam shumë lojal, më ka leju me shumë në shtëpinë time ku ka qenë vajza ime.

Përndryshe, seni që unë e kam ardh këtu me ju deklaru juve me ju kallxu juve, paret nuk janë marrë me dhunë, me kërcënime, pala tjetër e ka pranu dhe e ka bë me plot dëshirën e saj”, përfundoi reperja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat