‘Kjo është çmenduri’, Vesa Lumës i ndodh çudia në Zelandën e Re

Mediale Vip

‘Kjo është çmenduri’, Vesa Lumës i ndodh çudia në Zelandën e Re

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:56
Vesa Luma

Këngëtarja shqiptare Vesa Luma u largua së bashku me bashkëshortin Big Basta dhe djalin Lian në Zelandën e re. Ajo qëndroi për një kohë të shkurtër dhe u kthye në vend bashkë me vogëlushin, ndërsa Big Basta vazhdon të jetë ende atje. 

Teksa ka qëndruar atje Vesa siç ka thënë ka punuar për projekte të reja muzikore . Por ndërsa ajo ndodhet larg prej andej i ka ndodhur diçka e papritur. 

Vesa ka shpërndarë së fundmi një postim ku tregon se Instagrami i saj është renditur në mesin e 10 profileve më influencuese në Zelandën e re për 2019.

Image

“Kjo është çmenduri”, ka shkruar Vesa pranë postimit ku tregon se është surprizuar shumë nga kjo renditje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat