Komediani famshëm gjendet i vdekur në shtëpi

Mediale Vip

Komediani famshëm gjendet i vdekur në shtëpi

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:26
Freddie Starr

Komediani Freddie Starr ka vdekur në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e tij në Spanjë.

Këngëtari, aktori dhe komediani u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rajonin e Costa Del Sol.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook u konfirmua vdekja e Starr.

"Jam menaxheri i Freddie. Ju konfirmoj se aktori është ndarë nga jeta. R.I.P komedianit më të mirë të të gjitha kohërave,"-shkroi ai.

Trupi i tij raportohet se u zbulua nga një kujdestar në banesën e tij në Mijas.

"Kujdestari i tij e gjeti të vdekur në karrigen e tij rreth orës 15:50. Policia mbërriti në vendngjarje dhe trupi i tij u mor me ambulancë,"-tha një fqinj për Mirror.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së komedianit.

Starr u bë i famshëm në fillim të viteve 1970, pasi u shfaq në emisionin televiziv Talent Opportunity Knocks. A luajti në disa programe të tjera televizive në vitet '90 dhe mori famë botërore me  "Freddie Starr ate my hamster"  në vitin 1986.

Në vitin 2012, ai u arrestua me akuzën për abuzim seksual por nuk u akuzua asnjëherë. Më vonë ngriti një padi për shpifje kundër akuzuesit në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat