George Clooney nuk do jetë kumbari i foshnjës mbretërore

Mediale Vip

George Clooney nuk do jetë kumbari i foshnjës mbretërore

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:58
George dhe Amal Clooney

George Clooney ende po përpiqet të mësohet me jetën e re si baba ndaj nuk është i interesuar të marrë ndonjë detyrë të re.

Aktori ka ditëlindjen në të njëjtën ditë me foshnjën e Meghan Markle dhe Princ Harry-t, Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Aktori, i cili mbushi 58 vjeç të hënën, hodhi poshtë thashethemet se do qetë ai kumbari i foshnjës mbretërore.

"Thashethemet nuk janë të vërteta,"-tha Clooney për  emisionin televiziv "Extra".

Ylli i Hollywood dhe bashkëshortja e tij, avokatja  Amal Clooney, janë prindër të dy fëmijëve të vegjël që do mbushin 2 vjeç pas një muaji.

"Nuk dua të bëhem kumbar i asnjë fëmije,"-tha ai. "Unë mezi jam prind. Është e frikshme."

Clooneys janë pjesë e një rreth miqsh të famshëm të çiftit mbretëror, përfshirë Oprah Winfrey, Serena Williams, Priyanka Chopra dhe David e Victoria Beckham, të cilët ishin në dasmën e tyre vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat