Spektakli – Loredana Zefi!

Mediale Vip

Spektakli – Loredana Zefi!

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:16
Loredana Zefi

Pas gjithë bujës mediatike këtyre ditëve, Loredana Zefi, bashkë me Mozzikun dhe dy avokatët e saj, Tomë Gashin dhe Artan Sadikun kanë mbajtur një konferencë për media,

Konferenca u hap me fjalët e Loredana Zefit e cila pranoi se paratë janë marrë, por jo me mashtrime dhe dhunë.

“Pika e parë është se unë jam këtu pasi jam duke xhiruar një klip. Ky klip është planifikuar më herët, dhe nuk kemi arsye ta shtyejmë. Sa i përket asaj që kam lexuar në media, disa gjëra janë ndryshe, dhe disa të tjera ndryshe dhe unë kam ardhur ta sqarojë këtë gjë. Për mua çfarë është me rëndësi me ditë, shteti shqiptar dhe gjerman është se prej asnjë personi nuk janë marrë paratë me dhunë, me mashtrime, dhe me kërcënime. Këto para që kanë hy, shumën nuk e di, janë marrë me vullnet të palës tjetër.

Kjo gjë ka filluar në 2016, ku unë nuk kam qenë e involvuar, dhe nuk kam ditur asgjë për këtë rast. Në 2018, disa anëtarë të familjes Zefi kanë qenë në këtë punë brenda, dhe më kanë treguar që në 2018 është mundësia me e mbyllë këtë rast. Unë nuk e di çfarë kanë bërë këta persona mes vete, pse nuk është mbyllur ky rast, por në 2018 kur unë e kam marrë vesh këtë rast, kam qenë në gjendje t’u ndihmojë, dhe palës time. Familja ime është mbi të gjitha, se nuk më intereson asgjë kur është pyetja për familjen time. Do jem me ta në kohë të mira dhe të vështira. Rasti do të sqarohet, dhe fjalët do të ndryshojnë.

Është e vërtetë që kamë dhënë deklaratë në polici, por unë e mbyllur nuk kam qenë asnjëherë. Kam dhënë deklaratën, dhe prokurori më ka lejuar të shkojë në shtëpi tek vajza ime, për ta vazhduar jetën ashtu siç kam bërë një ditë më parë. Arsyeja pse unë kam ardhur këto ka qenë se paratë nuk janë marrë me dhunë, mashtrime, kërcënime, dhe pala tjetër e ka pranuar dhe e ka bërë me plotë dëshirën e saj”, përfundoi Loredana Zefi.

Pas Loredanës, ka folur edhe Mozziku për atë që bashkëshortja e saj është përfolur ditëve të fundit.

“Loredanën e kam grua dhe çkado që ndodhë unë jam bashkëshorti i saj. Jam në përkrahje të saj, gjithashtu i ka dhe avokatët, dhe çdo gjë do të sqarohet. Është tepruar nga mediat, pa e ditur se çfarë ka ndodhur”, ishin fjalët e Mozzik, i cili e përmbyll duke u uruar të gjithëve muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ndërsa, Artan Sadiku është avokati i Loredanës në Zvicër, i cili ka qenë në ngjarje që nga fillimi i saj.

“Unë me kolegun tim, Tomë Gashin, jemi të angazhuar me rastin e Loredanës. Është me rëndësi që ta theksoj që nuk mund të zhvillojmë një intervistë sepse ende nuk i kemi të gjitha faktet. Mirëpo unë mund të flasë për atë se çfarë dihet deri më tani. Në radhë të parë Loredana asnjëherë nuk ka qenë në paraburgim. Në radhë të dytë, është me rëndësi që ta qetësojmë pak situatën dhe të tregojmë se nuk është ashtu siç po raportohet. Së pari duhet ta konstatojmë se a kemi të bëjmë me një çështje civile, nëse po atëherë ne e kryejmë këtë punë. Për shumën 750 mijë po raportohet në media, por e njëjta shumë nuk ekziston në akte. Asnjëherë nuk kemi pasur një akuzë për 750 mijë franga. Në akuzën që është ngritur bëhet fjalë për 350 mijë franga. Po supozojmë se kjo është e vërtetë. Atëherë do ta kemi mundësinë të flasim edhe më vonë për këtë temë dhe ta kryejmë këtë punë me prokurorin”, tha Artan Sadiku.

Sa i përket identitetit të rremë që u raportua nga mediat zvicerane, si avokatja “Anna Landmann”, edhe Loredana, poashtu edhe avokati i saj Tomë Gashi, nuk është se dhanë një përgjigje të qartë rreth kësaj çështje, duke qenë se edhe avokati i njohur zviceran Valentin Landmann u raportua se do ngrisë padi ndaj reperes.

“Unë kam punuar me avokatin Valentin Landmann, dhe askush nuk konteston autoritetin e tij dhe reputacionin e tij. Përmendja e emrit eventual në këtë rast jo të vajzës, pasi ai vajzë nuk ka, as të paligjshme, por gruaja e tij e ka atë emër “Anna Landmann”. Besoj që atij nuk ia ndalon askush të bëjë padi, dhe unë e inkurajojë kolegun tim, avokatin Landmann që ta bëjë këtë padi dhe në rast se fiton padinë, kjo është çështje që kompenzohet me lekë”, ishte përgjigja e Tomë Gashi, i cili sërish mori pyetjen e njëjtë, por nuk dha një përgjigje direkte, nëse e kishte përdorur apo jo emrin Anna Landmann.

Gjithashtu, reperja Zefi nuk deshi të zbulonte nëse vëllai për të cilin u përfol, ishte ai që kishte marrë këto para.

“I kanë marrë disa persona”, ishte përgjigja e shkurtër e Loredanës.

“A ndjeni ndonjë mungesë faji prej anës shqiptarëve?” ishte një nga pyetjet që iu bë reperes.

“Nuk e di nëse ke përfshirë imazhin tim, pasi unë kam pasur sukses si shqiptare jashtë, dhe kam kënduar gjermanisht, por kam treguar që jam shqiptare. Por pyetja është kështu: A je ti për mua apo për ata?”, ishte përgjigja me pyetje e Loredanës.

Më pas reperja u largua nga konferenca për të vazhduar më pas xhirimet për klipin në të cilin është duke punuar, gjë kjo e cila ishte dhe arsyeja e ardhjes në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat