Eneda Tarifa në bashkëpunim me vëllain e Salsano Rrapit dhe Flori Mumajesin

Mediale Vip

Eneda Tarifa në bashkëpunim me vëllain e Salsano Rrapit dhe Flori Mumajesin

Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:31
Eneda Tarifa

Këngëtarja dhe moderatorja Eneda Tarifa, në intervistën e improvizuar nga një prej konkurrentëve të “talent shoë”-t Top Talent në episodin e tij të dytë, është pyetur në lidhje me materialet muzikore që priten gjatë sezonit veror.

Eneda ka zbuluar që është duke punuar me dy materiale muzikore me vëllain e Salsano Rrapit, Edmond Rrapin. Gjithashtu, ajo ka pohuar që po punon dhe një material me Flori Mumajesin.

Këto këngë pritet të publikohen shumë shpejt dhe Eneda do të vijë jo me një, por me 3 këngë përgjatë vitit 2019.

Ky është edhe një vit shumë i suksesshëm për Enedën, pasi ajo rikthehet në prezantim dhe me disa materiale muzikore që priten të jenë të suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat