Vesa Luma çdo ditë numëron suksese të reja në karrierën e saj.
Vesa Luma tash e një kohë është zhvendosur në Zelandë të Re bashkë me bashkëshortin e saj, Big Basta dhe djalin, Lianin.
Këngëtarja një pjesë të madhe të kohës e kalon në trojet shqiptare, ku edhe po punon rreth këngëve të reja.
Vesa është renditur së fundi në listën e 10 personave më influencues nga rrjetet sociale, në Zelandë të Re.
Këtë gjë e bëri të ditur vetë Vesa përmes rrjeteve sociale, e cila njoftoi se emri i saj në këtë listë është renditur i katërti.