Cili është miliarderi që la shtatzënë brenda vitit dy femra të famshme

Mediale Vip

Cili është miliarderi që la shtatzënë brenda vitit dy femra të famshme

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:02
Salma Hayek, François-Henri Pinault, Linda Evangelista

Përpara gati një muaji, François-Henri Pinault (56 vjeç), befasoi me vendimin për të dhuruar 113 milionë dollare për rindërtimin e Notre Dame-it. CEO I konglomeratit të modës Kering, u njoh në 2004 me Salma Hayek, ( asokohe 38 vjeç), që ishte ndërkohë një aktore mjaft e njohur meksikane.

Ylli i kinemasë u takua për herë të parë me Francois, bashkëshortin e saj aktual, në një festë në Venecia.

Shtatorin e vitit 2007, lindi vajza e tyre, Valentina Paloma. Por ndërkohë që dashuria e tyre lulëzonte, kishte ardhur në jetë dhe djali i tij me Linda Evangelista. Augustin James lindi tetë muaj pas ndarjes së çiftit. Sipas Daily Mail, Francois ( që dhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e parë) I kishte kërkuar ish-modeles së njohur, që ta abortonte fëmijën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat