Kate dhe William nuk e kanë takuar ende Archie-n, arsyeja do ju habisë të gjithëve

Mediale Vip

Kate dhe William nuk e kanë takuar ende Archie-n, arsyeja do ju habisë të gjithëve

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:51
Princ William dhe Kate Middleton

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë në datë 6 maj, me një djalë të quajtur Archie. Dyshja mbretërore, dolën në konferencë për shtyp pas momentit të rëndësishëm si dhe prezantuan beben me anë të disa fotove të realizuara në pallatin ‘Kensington’ së bashku me mbretëreshë Elizabeth.

Mirëpo në këtë bujë lajmesh për fëmijën e parë të dukeshës, ‘DailyMail’ ka zbuluar se Princ William dhe Kate Middleton nuk e kanë takuar ende vogëlushin. Çifti ka qenë gjatë kësaj në udhëtime të ndryshme për organizatat të cilat mbështesin jashtë Londrës dhe kjo ka bërë që ata të mungojnë në këtë moment të rëndësishëm.

Kujtojmë se Kate dhe William janë shprehur më parë se janë shumë të lumtur për këtë moment special në jetën e Meghan dhe Harry dhe se do t’i mbështesin ata për çdo gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat