Ndjekësi i thotë: Petra e bleu këtë jakne për ty? Loredana e bën për pesë pare

Mediale Vip

Ndjekësi i thotë: Petra e bleu këtë jakne për ty? Loredana e bën për pesë pare

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:58
Loredana Zefi

Reperja Loredana Zefi ditëve të fundit është bërë top-temë e mediave rozë.

E gjithë kjo si shkak i akuzave drejt saj për marrjen e 900 mijë frangave një çifti zviceran.

Loredana, sot ishte në Prishtinë ku mbajti konferencë për media dhe i mohoi akuzuat dhe tha se paratë janë marrë por jo me dhunë dhe kërcenime.

Reperja, ka ardhë në Kosovë për xhirime të këngës së re ku gjeti kohë dhe iu dha hapesirë mediave të pyesin lidhur me akuzat.

Lori, po ndan foto ngaa prapaskenat e xhirimeve të klipit.

Së fundi, publikoi një imazh veshur me një xhaketë shumë të shtrenjët të firmës LW.

Një ndjekës i ka shkruar: Petra e bleu xhaketën për ty?(Petra gruaja zvicerane që thuhet se Loredana ia mori paratë).

Loredana i ka kthyer përgjigjje: ‘ E kam blerë përmes klikimeve tuaja në Spotify, faleminderit’ , ka përfunduar ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat