Arbana Osmani përlotet teksa tregon për sëmundjen e rëndë të nënës së saj

Mediale Vip

Arbana Osmani përlotet teksa tregon për sëmundjen e rëndë të nënës së saj

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:52
Arbana Osmani

Arbana Osmani ka folur për herë të parë për sëmundjen e rëndë të nënës së saj.

Moderatorja Arbana Osmani i ka bërë të gjithë të përloten gjatë emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Ajo ka rrëfyer për herë të parë lidhur me sëmundjen e rëndë të nënës së saj. Arbana nisi të tregoj për vështirësitë që ka kaluar në fëmijëri deri po flitej në emision për një histori prekëse.

Historia ishte se një nënë kishte vuajtur shumë nga ana shëndetësore dhe ishte operuar dy herë për shkak të një sëmundjeje të rëndë që kishte kaluar.

E përlotur, moderatorja gjatë bashkëbisedimit rrëfeu për herë të parë historinë e vështirë personale që kishte kaluar në fëmijëri.

Image

“Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të sime ëme. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë dhe që do luftonte për ne, këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu”, tha Arbana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat