Feston sot 15-vjetorin e martesës me Aurelën, Basha: Te ‘Hotel Turizmi’ në Pogradec e kam pagëzuar

Mediale Vip

Feston sot 15-vjetorin e martesës me Aurelën, Basha: Te ‘Hotel Turizmi’ në Pogradec e kam pagëzuar

Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:13
Aurela dhe Lulzim Basha

Sot, kreu i PD-së Lulzim Basha feston 15-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij Aurela Basha.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i PD-së gjatë një takimi me qytetarët e Pogradecit.

Basha zbuloi për herë të parë një sekret nga jeta e tij personale, teksa tregoi se celebrimin me Aurelën e ka bërë te ‘Hotel Turizmi’ në Pogradec.

‘Qyteti i dashurisë ky, nuk e them kot. Dua t’ju them dhe diçka personale se sot kam 15-vjetorin e martesës, por lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar këtu në Pogradec, këtu te ‘Hotel Turizmi’, tha Basha duke qeshur dhe rrezatuar lumturi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat