Ky është vendi në Zvicër që do të shkojë Loredana pas kthimit nga Kosova

Mediale Vip

Ky është vendi në Zvicër që do të shkojë Loredana pas kthimit nga Kosova

Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:05
Loredana Zefi

Pas konferencës dhe xhirimeve të klipit, Loredana Zefi është kthyer në Zvicër.

Këngëtarja Loredana Zefi është kthyer në Zvicër pas qëndrimit të saj në Kosovë, aty ku foli lidhur me akuzat për marrje të parave dhe po ashtu xhiroi disa skena të klipit të saj më të ri.

Pas kthimit të saj në Zvicër ajo ka treguar nëpërmjet Instagramit se po shkon në shtëpinë e saj.

Image

“Duke u kthyer në shtëpi” ka shkruar Loredana Zefi pranë njërit postim pas aterimit të saj në aeoroportin e Zvicrës.

Kujtojmë se sipas mediumit zviceran “20minuten”, ajo mund mund të dënohet deri në pesë vjet burgim ose me gjobë.

Në rast se dënohet për mashtrim, ajo nuk mund të qëndrojë në Zvicër. Neni i prokurimit përcakton se në raste të tilla, gjykata e detyron një person të huaj të dëbohet nga shteti.

Image

Një hulumtim i “20minuten” tregon se reperja dikur dëshironte të bëhej zvicerane. Në fund të vitit 2013 ajo kishte aplikuar për shtetësi, por aplikimi me sa duket i ishte refuzuar.

Komuna nuk ka dashur të komentojë për këtë rast për shkak të privatësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat