Pengu i “The Voice”, Fjoralba Ponari-Genc Salihut: Do të doja të më kishe besuar më shumë

Mediale Vip

Pengu i “The Voice”, Fjoralba Ponari-Genc Salihut: Do të doja të më kishe besuar më shumë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:35
Fjoralba Ponari-Genc Salihu

Kantautori Genc Salihu teksa ishte i ftuar në spektaklin “E Diell” u rikthye pas në kohë kur ishte në karrigen e “The Voice of Albania” dhe i tha PO moderatores së “E Diell”, Fjoralba Ponari.

Sot pas 4 vitesh Salihu kujton se kur zgjodhi Fjoralbën mendoi: “Kjo është një prej më të mirave, ka shanc që të shkojë larg” është shprehur ai. Fjoralba ka qenë nga vajzat më të pjekura dhe më të mençura dhe ka qenë kënaqësi që të punoja me të sepse merresha vesh” ka pohuar Salihu.

Përpos vlerësimeve, Genci nuk i “kurseu” dhe kritikat për Ponarin së cilës më shumë se t`i mbetej qejfi, i ka dhënë plotësisht të drejtë ish-trajnerit.

“Ka pasur problem me ritmin, por mua ma hiqte trurin sepse kur unë i thoja që hajde provojmë diçka, ajo më thoshte se donte të bëhej dentiste” kujton duke qeshur Genci.

Mirëpo as Fjoralba nuk qëndroi e heshtur, por iu “përvesh” dhe ajo mëngëve duke i nxjerrë në pah një peng të sajin teksa konkuronte në talentshow.

“Do doja të më kishte besuar më shumë, i meritoja ato LIVE-et”- rrëfeu duke buzëqeshur Fjoralba.

I vënë në sedër, Genci u përgjigj: “I ke merituar. E bëjmë një spastrim live këtu? Dua ta them që kishe një ngurrim, nuk e doje shumë sepse ngaqë ke qenë më e re” ka kujtuar ai.

I gjithë diskutimi për marrëdhënien trajner-konkurent të Fjoralbës dhe Gencit u përmbyll me këtë fjali të moderatores: “Është e vërtetë që kisha pak ngurrim sepse në atë kohë, unë nuk e njihja si fushë televizionin. Ky i fundit është nga ato zgjedhje profesionale që rritet me ty duke marrë nga ana tjetër edhe dashurinë e publikut që shndërrohet në feedback pozitiv dhe stimë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat