Edhe nëna e Loredanës dhe Getinjo morën mijëra franga nga çifti zviceran

Mediale Vip

Edhe nëna e Loredanës dhe Getinjo morën mijëra franga nga çifti zviceran

Më: 13 maj 2019 Në ora: 12:57
Loredana Zefi dhe Petra Z

Nëna e Loredanës akuzohet se kishte përfituar nga mashtrimi, shantazhi dhe zhvatja e së bijës ndaj çiftit zviceran.

Petra jo vetëm që ka transferuar para në konton e Loredanës, siç raporton “20 minuten”, paratë e saj rrjedhin edhe tek anëtarët e shumtë të familjes së saj, shkruan “20 minuten”

Përveç vëllait të Loredanës, i cili akuzohet se mori 200 mijë franga nga çifti zviceran, në këtë skandal është përfshirë edhe nëna e Loredanës.

Image

Ajo akuzohet se në janar të vitit të kaluar mori rreth 3500 franga zvicerane nga çifti tashmë i njohur edhe në Kosovë.

Në skandalin e Loredanës janë të përfshirë edhe anëtarët tjerë të familjes Zefi si dhe vëllai i Mozzik, Getinjo, shkraun media zvicerane.

Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z. Kjo dëshmohet edhe nga dokumenti i transaksionit, të cilin e disponon “20 minuten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat