Meg Ryan e panjohur: Botoksi dhe fillerët ia shkatërruan karrierën

Mediale Vip

Meg Ryan e panjohur: Botoksi dhe fillerët ia shkatërruan karrierën

Më: 13 maj 2019 Në ora: 13:48
Meg Ryan

Projekti i fundit në të cilin punoi Meg Ryan (57) ishte filmi Itaca, i cili u drejtua nga kjo aktore popullore në 2016, dhe gjithashtu u paraqit në një nga rolet kryesore.

Dhe kur këto ditë u shfaq në kryeqytetin francez, ku ishte mysafire në festimin e 350-vjetorit të themelimit të Operës së famshme të Parisit, shumë prej të pranishmëve mbetën të habitur.

Megjithëse ishte shumë elegante në një fustan të zi me detaje të kristaleve në një dekolte, shumë mysafirë nuk mundën të mos e vënë re fytyrën e "ngrirë" dhe "plastike" të aktores.

Ka vite që thuhet se karriera e kësaj ylli të preferuar dikur ishte shembur pasi Meg bëri operacione të shumta estetike, por ajo asnjëherë nuk komentoi mbi pretendime të tilla.

Por aktorja, e quajtur "ëmbëlsira e fundit amerikane" në vitet '90, sot nuk i ngjason vetes dhe për të gjitha këto fajtorë janë fillerët dhe botoksi.

"Dikur ajo mund të shiste çdo film me buzëqeshjen e saj, por tani askush nuk dëshiron të punojë me të. Është thjesht shumë "plastike", thonë producentët e filmave amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat