Pallati mbretëror i zemëruar me Meghan Markle, merr vendimin e papritur ndaj saj

Mediale Vip

Pallati mbretëror i zemëruar me Meghan Markle, merr vendimin e papritur ndaj saj

Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:24
Meghan Markle dhe Princ Harry

Dukesha Meghan Markle që nga dita e parë kur u bë pjesë e familjes mbretërore ka thyer shumë rregulla të protokollit. Meghan organizoi një “baby shower” gjatë shtatzënisë dhe lindja e djalit u njoftua në ‘Instagram’, diçka që është e ndaluar sipas rregullave të pallatit mbretëror.

Për këtë arsye ajo është akuzuar se po drejton vetë makinën e publicitetit dhe për mosbindjen ndaj pallatit mbretëror që nga dita kur është bërë pjesë e tij.

Biografia Angela Levin ka thënë se Meghan është e zgjuar dhe e bukur dhe këto cilësi ja ka treguar gjithë botës, edhe pse ka zemëruar të gjithë anëtarët e mbretërisë.

Më tej Angela ka zbuluar se pallati mbretëror ka vendosur të reagojë ndaj veprimeve të Meghan dhe tashmë do të kontrollojë çdo aktivitet të saj.

Dukesha është bërë çdo ditë pjesë e mediave për shkak të thyerjes së rregullave të protokollit dhe ka humbur një pjesë të madhe të stafit të saj, duke përfshirë edhe këshilluesin për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat