Pse një kohë ecte kokë-ulur Princesha Diana?

Mediale Vip

Pse një kohë ecte kokë-ulur Princesha Diana?

Më: 13 maj 2019 Në ora: 23:11
Princesha Diana

Princesha Diana ka 22 vjet që ka ndërruar jetë dhe ishte një ndër yjet më të mëdha të familjes mbretërore britanike.

Çdo ditë po botohen letra të ndryshme të britanikes dhe tashmë së fundi familja mbretërore është në qendër të vëmendjes për shkak të lindjes së anëtarit më të ri të pagëzuar me emrin, Archie.

Ish-bukuroshja gjithmonë është fotografuar deri sa ka ecur kokë-ulur dhe për këtë ka një shpjegim.

“Kur unë e shoh këtë fotografi nga martesa ime, nuk kishte të bënte me ngrysjen, por nuk ishte kështu. Unë isha e frikësuar. Unë kisha frikë nga vëmendja e madhe dhe pas gjashtë vjetëve kam filluar të ndihem mirë për veten. Një ditë isha askushi dhe papritmas u bëra Princeshë e Uellsit… Kjo ishte shumë për mua “, kishte pohuar princesha në një intervistë që u botua kohët e fundit.

Sekretari Mbretëror, Dickie Arbiter pohon se kjo nuk ishte e vetmja arsye që Diana ecte kokë-ulur.

Ai thotë se princesha për shkak të lartësisë së saj (178 cm), gjithmonë qëndronte kokën poshtë duke folur me njerëz. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat