Burri yt do 8 fëmijë, po ti? Ja si përgjigjet Orinda Huta

Mediale Vip

Burri yt do 8 fëmijë, po ti? Ja si përgjigjet Orinda Huta

Më: 13 maj 2019 Në ora: 23:45
Orinda Huta

Takat e larta duket se nuk janë problem për çiftin Orinda Huta dhe Turjan Hysko, ashtu sikurse edhe dëshira e këtij të fundit për të pasur 8 fëmijë.

E ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne “Në kurthin e Piter Pan”, moderatorja dhe këngëtarja tregoi se kur ajo vesh taka dhe duket më e gjatë, më e shqetësuar është vjehrra e saj sesa bashkëshorti.

"Unë nuk e kam fare problem, me qenë pak më e gjatë se burri. Edhe burri im nuk e ka fare problem, por ndonjëherë e hedh atë fjalën, që shkurtoji një çik ato takat. Por më problem më shumë se të gjithë e ka vjehrra ime, ajo shqetësohet pak më shumë", tha Orinda.

Ndërsa sa i përket dëshirës së Turjanit për të pasur 8 fëmijë, Orinda u përgjigj duke thënë:

"Po të bëjmë të parin njëherë, pastaj deri tek i 8-ti kemi kohë, kështu që të shikojmë. Të bëjmë njëherë të parin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat