Negociatat për paraqitjen e Madonnës në Evrovizion janë në vazhdim

Mediale Vip

Negociatat për paraqitjen e Madonnës në Evrovizion janë në vazhdim

Më: 14 maj 2019 Në ora: 13:09
Madonna

Pjesëmarrja e Madonnës në Evrovizion është vënë në dyshim, pasi këngëtarja nuk e ka nënshkruar kontratën, njoftuan organizatorët e garës së njohur.

"Bashkimi Evropian i Transmetimeve nuk ka konfirmuar se Madonna do të marrë pjesë", tha drejtori ekzekutiv i garave, John Ola Send, njofton BBC.

Ai theksoi se Madonna nuk mund të marrë pjesë pa një kontratë të nënshkruar.

Pjesëmarrja e Madonnës u njoftua në prill nga mediat amerikane dhe britanike, të cilët përcaktuan se këngëtarja do të këndojë një këngë nga albumi i ri Madam X, si dhe një këngë më të vjetër Like A Prayer.

Send, i cili ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e Evrovizionit që nga viti 2010, tha se negociatat janë në vazhdim.

"Ne jemi duke negociuar, jemi në fazën përfundimtare, por nëse kontrata nuk nënshkruhet këtë javë, nuk do të jetë në vendin e ngjarjes," tha ai.

Izraeli është nikoqir i këngës së Evrovizionit pasi përfaqësuesja e tij Neti Barzilai fitoi me këngën "Toy" vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat