Aktori i njohur flet për jetën pas vdekjes: E di se çfarë do të ndodhë

Mediale Vip

Aktori i njohur flet për jetën pas vdekjes: E di se çfarë do të ndodhë

Më: 14 maj 2019 Në ora: 17:12
Keanu Reeves

Keanu Reeves foli për projektet e tij të reja në emisionin "The Late Show" me Stephen Colbert.

Aktori i njohur për stilin e jetës së tij modeste dhe fakti se ai ka qenë një nga donatorët më të mëdhenj të spitaleve të disa fëmijëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara prej vitesh, foli edhe për atë si ndihet në lidhje me spiritualitetin.

I pyetur se çfarë ndodh me shpirtin dhe nëse ka jetë pas vdekjes, Keanu dha një përgjigje që la udhëheqësin e emisionit pa fjalë.

“E di se do t’iu mungojmë atyre që na duan”, tha ai.

Keanu si trevjeçar u braktis nga babai i tij, për shkak të të cilës aktori kishte probleme psikikë, ndërsa traumat që i përjetoi në fëmijëri ndikuan në shkaktimin e disleksi, për shkak të të cilës nuk arriti të kryejë shkollën e mesme.

Po ashtu, gjatë vitit 1999, partnerja e tij Jennifer Syme humbi foshnjën dhe një vit më vonë humbi jetën në një aksident trafiku, e cila la pasoja negative te Reeves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat