Britney Spears në gjykatë: Babai im më drogoi dhe më dërgoi për trajtim pa leje

Mediale Vip

Britney Spears në gjykatë: Babai im më drogoi dhe më dërgoi për trajtim pa leje

Më: 14 maj 2019 Në ora: 19:12
Britney Spears

Këngëtarja e njohur thotë se ishte babai i saj Jamie Spears që pa pëlqim e dërgoi për trajtim në një institucion për sëmundje mendore dhe se e kishte droguar më parë, transmeton britanikja "The Sun".

Britney Spears i tha gjykatës se babai i saj e kishte vendosur atë në institucionin një muaj më parë, dhe nëna e saj, Lynne e konfirmoi atë.

Pasi në vitin 2008 pësoi thyerje nervore, këngëtarja kërkoi më shumë liri, por gjykatësi e refuzoi, por para se të merrej vendimi, gjendjen e këngëtares së pari do ta vlerësojë profesionale.

Edhe pse mund të disponojë me pasuritë e saj, Jamie nuk ka autoritet mbi ato pa pëlqimin e saj.

Për shkak të gjithë situatës, fansat e pop princeshës para një muaji lansuan  fushatën "#FreeBritney", për të ofruar mbështetje dhe ta ndihmojnë të luftojë për veten e saj, dhe të dëshmojë se ajo mund të jetojë në mënyrë të pavarur dhe pa mbikëqyrjen e të atit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat