Cardi B del për shopping e veshur vetëm me robdeshambër

Mediale Vip

Cardi B del për shopping e veshur vetëm me robdeshambër

Më: 14 maj 2019 Në ora: 19:49
Cardi B

Cardi B ka shije për rroba shumë të shtrenjta, por duket se asaj nuk i pëlqen të vishet bukur kur del për t’i blerë ato.

Reperja 26 vjeçare ka shfrytëzuar kohën e lirë nga udhëtimi i saj në Miami – ku ka performuar në Festivalin e Muzikës Rolling Loud – për të bërë shopping në një nga qendrat më të njohura tregtare.

Duket se Cardi B menjëherë sapo u zgjua – pas një natë të gjatë që kaloi në klubin e natës Liv –  ka dalë menjëherë në shopping duke qenë e veshur vetëm me robdeshambrin e hitelit dhe një palë këpucë-papuçe që janë shumë në trend së fundmi nga marka e njohur Louis Vuitton që kushtojnë hiç më pak se 1170 dollarë.

Reperja kishte vënë edhe një parukë me flokë të shkurtra me ngjyra neon të ylberit.

Ndoshta këngëtarja doli vetëm me robdeshambër për të bërë shopping sepse po ngutej që të blinte më shumë rroba që t’i kombinoheshin me çantën e saj të re Birkin që e pranoi si dhuratë nga bashkëshorti i saj Offset në Ditën e Nënës.

Por, kjo nuk është hera e parë që Cardi ka dalë për shopping vetëm me robdëshambër. Madje duket se kjo është veshja e saj e preferuar kur nuk vesh rroba të markave më të njohura në skenë ose videoklipe.

Vitin e kaluar, ajo ishte parë në Barney’s e veshur me një palë papuçe të markës Louis Vuitton e veshur me vetëm një batanije.

Ndërkaq muajin e kaluar ajo ka marrë gjithë vëmendjen në Las Vegas kur është parë në një kazino e veshur me një fustan shumë elegant dhe papuçe me gëzof.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat