Shkurte Dushica: Pasioni për modën nuk njeh konkurencë

Mediale Vip

Shkurte Dushica: Pasioni për modën nuk njeh konkurencë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:15
Shkurte Dushica

Shkurte Dushica është bukuroshja nga Kosova e cila ka pasion modelingun. Jeton në Zvicër ku edhe punon në fushën e saj, në një butik mode. Shkurte është mjaft simpatike, e prerë për të qenë modele dhe shumë shpejt ajo do jetë pjesë e eventit UNIVERSE IA – MODELS që do të organizohet në Prizren, Kosovë. Me Shkurtën kemi folur pak më shumë në këtë intervistë që edhe ju të njiheni me pasionin e saj dhe dashurinë që ka për modelingun!

- Përshëndetje, a mund të bëni një prezantim për lexuesit që edhe ata të krijojnë një ide me të qartë per Shkurten?

- Përshëndetje, unë quhem Shkurte Dushica.  Jam 18 vjeçe e lindur më 28.04.2001.  Aktualisht jam duke mësuar dhe punuar si një asistente tregtare në një butik mode. Unë jetoj në Zvicër ne kantonin e Bernit (Thun).

- Shkurte, çfarë pe në modeling që të pëlqen kaq shumë?

- Meqë unë e dua shumë modën pasi që unë punoj në industrinë e modës dhe një vëmendje të veçantë i kushtoj dukjes sime të jashtme, ka ardhur koha e duhur që ta tregoj këtë publikisht.

- Cila modele është frymëzim për ty, mendon se një ditë do bësh si idhulli jot?

- Si shembull të një modele të perkryer kam marrë shembull Heidi Klum, sepse ajo është një femër shumë e sukseseshme në modeling dhe gjithashtu është prezantuese dhe ka show-n e saj në TV  (Modeli/ja i/e ardhshëm/shme i/e Gjermanisë) dhe kjo më magjeps shumë.

-Cila është mbështetja jote më e madhe në këtë rrugë që ke nisur?

- Mbështetja ime është nga familja ime të cilët i dua shumë dhe më duhet të cekë edhe mbështetjen që kam nga tezja ime dhe nga menaxheri i RTV SYRIT BLUE Musa Sylejmani, i cili kujdeset shumë që unë të arrij suksese në botën e modelingut.

-  A nuk të duket e vështirë dhe me konkurrencë të fortë bota e modës?

- Aspak nuk më duket e vështirë sepse kam pasion dhe kurrsesi nuk kam frikë nga konkurrenca.

- Ke ndonjë pasion tjetër përveç modelingut?

Përveç Modelingut më pëlqen Sporti sidomos futbolli Unë kam qen në një klub futbolli por për shkak të angazhimeve të mia m’u desh pçr fat tw keq t’a ndërpres futbollin. Por edhe notin e kam shumë qejf.

- Cili është eventi i modës i radhës në të cilin do marrësh pjesë edhe ti?

- Besoj se nje ndër eventet e rradhës do tëjetë Kosova pikënisja e ime rreth botës modelingut këtu më duhet të fuqizoj rrugëtimi tim dhe për këtë u përkujdes Musa Sylejmani që unë të jem pjesëmarrëse dhe konkurente e vërtetë në këtë event UNIVERSE IA - MODELS Prizren - Kosovë).

-Shkurte, çfarë do themi në fund të kësaj interviste? Një mesazh, një merak që të ngeli..!

- Unë ju falënderoj nga zemra për këtë intervistë aq të bukur ishte hera e parë por jo edhe e fundit kurse një falënderim të veçantë kam për familjen që më mbështesin, shoqërisë që më respektojnë dhe ju jap fjalën se nuk do t’i zhgënjej asnjëherë sepse e dua konkurencen Dhe mezi pres të sfiloj në tapetin e kuq si një modele e vërtetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat