Princ Harry gjithë natën pa gjumë, zbuloni arsyen

Mediale Vip

Princ Harry gjithë natën pa gjumë, zbuloni arsyen

Më: 15 maj 2019 Në ora: 07:19
Princ Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry ka rrëfyer se nuk mund ta imagjinojë jetën pa djalin e tij Archie, por pranon se foshnja e ka mbajtur zgjuar mbrëmë.

Duka i Sussexit u bë baba për herë të parë të hënën e kaluar, ndërsa sot vizitoi pacientët në spitalin e fëmijëve në Oksford.

Nëna e dy fëmijëve, Ida Scullar zbuloi bisedën që pati me Princin. "Ai më pyeti nëse vogëlushja ime e kishte kaluar periudhën 'e stuhisë' pasi bebet supozohet të qajnë shpesh në 10 javët e para. Ai tha se ishte mësuar me djalin dhe si Archie i ndryshoi jetën familjare. Që në fillim e ndjeu si pjesë të familjes dhe tani nuk mund ta imagjinojë jetën pa djalin", rrëfeu Ida për Dailymail.

Duka i tha një tjetër pacienteje se si foshnja e ka mbajtur zgjuar natën e kaluar. Duket se Harry po mësohet me djalin dhe nuk i bën aspak përshtypje se do të kalojë një periudhë kujdesi ku gjumi nuk ekziston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat