Priyanka Chopra u sulmua në shkollë për shkak të ngjyrës së lëkurës

Mediale Vip

Priyanka Chopra u sulmua në shkollë për shkak të ngjyrës së lëkurës

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:45
Priyanka Chopra dhe Nick Jonas

Priyanka Chopra ka thënë se ajo ishte viktimë e ngacmimit kur ishte e re për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Aktorja 36 vjeçare foli për përvojën e saj në një intervistë për Associated Press.

“Unë u trajtova ndryshe, sepse kisha ngjyrë tjetër të trupit. Kishte sjellje raciste kur unë isha në shkollë, në klasën e 10-të. Më quanin ‘e zezë’, ‘kthehu nga ke ardhur’ dhe kjo me të vërtetë më ka prekur shumë dhe ndikoi në vetëvlerësimin tim”.

“Dua të krijoj një botë për fëmijët e mi, ku ata nuk duhet të mendojnë për diversitetin, sepse është normale”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat