‘Rambo’ takohet me artistin e njohur nga Kosova, publikojnë fotografi

Mediale Vip

‘Rambo’ takohet me artistin e njohur nga Kosova, publikojnë fotografi

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:14
Sylvester Stallone

Tenori i njohur nga Kosova Ramë Lahaj, vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare. E së fundi ai është parë nën shoqërinë e aktorit të njohur, Sylvester Stallone.

Duke i rastisur të udhëtojë shpesh për interpretimet e tij, jo të paktat janë rastet kur Lahaj ka shansin të takohet me emra të njohur të Hollywoodit.

Së fundmi, ai ka pasur fatin të takohet me aktorin e madh, Sylvester Stallone. Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke pozuar krah aktorit me famë ndërkombëtare.

Image

“Përshëndetje nga Los Angeles”, ka shkruar tenori në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor që Ramë Lahaj publikoi ishte kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime”, e cila erdhi si dhuratë këtë vit për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat