Thomas Markle nuk ka hequr dorë nga vajza e tij, ja si shprehet pas ardhjes në jetë të Archie-t

Mediale Vip

Thomas Markle nuk ka hequr dorë nga vajza e tij, ja si shprehet pas ardhjes në jetë të Archie-t

Më: 15 maj 2019 Në ora: 13:57
Babai i Meghan Markle, Thomas Markle

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle nuk nguroi të urojë vajzën e tij në datë 6 maj kur ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ai u shpreh për revistën ‘The sun’ se është i lumtur që Meghan dhe nipi i tij janë mirë e se ndihet krenar që Archie lindi në një familje mbretërore.

Thomas u shpreh se është i sigurt se kur djali të rritet do të shërbejë për mbretërinë dhe njerëzit me dinjitet dhe nder. “Zoti e bekoftë këtë fëmijë, i uroj atij shëndet, lumturi dhe shumë urime për vajzën time të dashur, dukeshës Meghan dhe Princ Harry-t”, u shpreh babai i 37-vjeçares.

Ndryshe nga çdo herë tjetër kur ka pasur shumë mosmarrëveshje me vajzën e tij dhe familjen mbretërore, kësaj here Markle ka lënë pas çdo gjë, sepse shpreson ende se marrëdhënia e tij me Meghan mund të përmirësohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat