Duken si dy motra, Arilena publikon foton me Miriamin ku shfaqen “ujë e sapun”

Mediale Vip

Duken si dy motra, Arilena publikon foton me Miriamin ku shfaqen “ujë e sapun”

Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:48
Arilena Ara dhe Miriam Cani

Dy këngëtaret e dashura për publikun shqiptar, Miriam Cani dhe Arilena Ara, duket se kanë një raport mjaft të ngushtë shoqëror me njëra-tjetrën.

Ato nuk ngurrojnë që miqësinë e tyre ta tregojnë edhe përmes postimeve në llogaritë përkatëse në “Instagram”, apo edhe komenteve që i bëjnë njëra-tjetrës ku shprehin dashurinë.]

Ditën e sotme, ka qenë Arilena ajo që ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Miriamin. Që të dyja duken më natyrale se asnjëherë më parë.

Dy këngëtaret shfaqen ujë e sapun dhe kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ngjashmërinë që kanë.

Madje në komentet e shumta, fansat e tyre i kanë komentuar:  “Sa bukur. Dukeni si motra!”

E mesa duket Miriam e Arilena, kanë marrë hijen e njëra-tjetrës ngaqë qëndrojnë shumë bashkë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat