Rudina Dembacaj tregon arsyen ironike se pse Saimir Tahiri nuk i shkoi në emision

Mediale Vip

Rudina Dembacaj tregon arsyen ironike se pse Saimir Tahiri nuk i shkoi në emision

Më: 16 maj 2019 Në ora: 10:40
Rudina Dembacaj

Aktorja dhe moderatorja e njohur e emisionit ‘Mos i fol shoferit’, Rudina Dembacaj, ka realizuar së fundmi një intervistë për revistën ‘Class’, ku ka treguar planet për të ardhmen në biznes dhe ekran.

Ndër të tjera, ajo është pyetur se cili personazh publik nuk ia ka pranuar asnjëherë ftesën për t’i shkuar në emision.

Rudina ka përmendur emrin e Saimir Tahirit, duke treguar edhe arsyetimin që ai i dha.

“Në fillim fare, para dy vitesh, ftova z. Saimir Tahiri i cili u shpreh:

“Nuk dua të jap nga fama ime, të bëhet i njohur emisioni yt”. Kam qeshur me lot!”, ka treguar Rudina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat