Dua Lipa shkëlqen në kopertinën e revistës kineze Vogue Me

Mediale Vip

Dua Lipa shkëlqen në kopertinën e revistës kineze Vogue Me

Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:06
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në mediat ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo ka pozuar për revistën kineze “Vogue me”.

Me këtë rast, artistja shqiptare ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin shfaqet mjaft e veçantë.

Ajo ka falënderuar gjithashtu të gjithë bashkëpunëtorët e saj për realizimin e kësaj kopertine.

“Faleminderit Vogue Me, që më kishit në kopertinë, faleminderit për përkrahjen”, ka shkruar ajo.

Fotografitë e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga 29 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Lipa gjatë kësaj kohe i ka anuluar të gjitha koncertet muzikore duke u përqendruar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri. Ky album siç është paralajmëruar do vijë së shpejti para fansave të artistes 23 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat