Ndonëse ndarja ia shpif, Khloe Kardashian zbulon përse fton Tristan Thompson në festa

Mediale Vip

Ndonëse ndarja ia shpif, Khloe Kardashian zbulon përse fton Tristan Thompson në festa

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:33
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson me vajzen

Khloe Kardashian vijon të jetë tepër e zemëruar me Tristan Thompson që prej ndarjes së tyre, por nuk ia mohon të bijës qëndrimin me të.

Madje ajo e ftoi për ditëlindjen e parë të True dhe e shpjegoi arsyen duke treguar se ndarja ia shpif.

"Në fakt ta shpif. Këto janë emocionet tona personale. Tristan dhe unë u ndamë jo para shumë kohësh, prandaj cdo gjë "zien" ende, por do bëj gjithcka që ajo të ketë momente të bukura. True është një vjece dhe nuk e di se cfarë po ndodh. Unë nuk e ftova Tristan sepse mendova që True do ta mbajë mend këtë moment pasi nuk do ta mbajë. Unë e bëra sepse ajo do shohë fotografitë e fëmijërisë kur të rritet dhe babai i saj duhet të jetë aty", tha Khloe në intervistë për "Divorce Sucks".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat