I fejuari i Jennifer Lopez zbulon talentin si kërcimtar

Mediale Vip

I fejuari i Jennifer Lopez zbulon talentin si kërcimtar

Më: 16 maj 2019 Në ora: 19:39
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez ka nisur provat për turneun e ardhshëm dhe partneri i saj, Alex Rodriguez i qëndron gjithmonë pranë.

Ndërkohë që ajo po bënte prova kërcimi me ekipin, Alex luante me duart duke treguar për të gjithë talentin e tij si kërcimtar.

Alex shpërndau në Instagram videon e të fejuarës duke u përgatitur për turneun "It's my party", ndërkohë që vetë imitonte kërcimin e tyre.

"Po përgatitem për turneun JLoItsMyParty! Mendoni se ia kam dalë?", shkruajti ai në postim.

Ndërkohë turneu i ri i yllit të popit do të ketë 34 shfaqje në Azi, Europë dhe Amerikën e Veriut. Shfaqja e parë do të nisë më 7 qershor në Inglewood, Los Angeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat